“Qatar Charity” dhuron pako ushqimore për familjet në nevojë të Kamenicës

19 maj 2020 | 16:00

Donacionet për komunën e Kamenicës janë duke vazhduar. Kësaj here organizata “Qatar Charity” ka dhuruar 200 pako ushqimore dhe pesë mijë kilogramë miell për familjet në nevojë.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka falënderuar udhëheqësin e kësaj organizate për Kosovë z. Mahmoud Abbas Shaker për këtë donacion dhe për bashkëpunimet e tjera në Kamenicë.

“Edhe 200 pako ushqimore dhe 5 mijë kg miell, do t’i shpërndajmë para festës së Bajramit për familjet në nevojë. Donacioni që pranuam sot vjen nga organizata ‘Qatar Charity’ me të cilët kemi bashkëpunim që nga fillimi. Falënderoj shumë udhëheqësin e kësaj organizate për Kosovë z. Mahmoud Abbas Shaker, për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Kamenicën”, ka thënë Kastrati.

Komuna e Kamenicës së bashku me organizatën “Qatar Charity” këto pako ushqimore do t’i shpërndajnë tek familjet në nevojë para festës së Bajrami. Ndryshe organizata “Qatar Charity” ka ndihmuar në vazhdimësi Komunën e Kamenicës. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga…