Që prej kohës së Isa Mustafës s’ka zhvillim në kryeqytet

12 tetor 2021 | 08:07

Arben Gashi i LDK-së ka kritikuar qeverisjen e Vetëvendosjes në Prishtinë. Ai ka thënë se LV ka qeverisur më gjatë se Mustafa në Prishtinë por, për dallim prej Mustafës, s’kanë punuar asgjë.

“Edhe Prishtina nën qeverisjen e LDK-së ka pasur transformim për të mirë. Kanë kaluar tetë vjet e nuk ka asnjë zhvillim”, tha Gashi në Pressing.

“Nuk po du me hi me mbrojt Isa Mustafën, as me e arsyetu. Isa Mustafa ka qeverisë gjashtë vjet, Vetëvendosja ka qeverisur me Prishtinën gjashtë vjet e gjysmë”, shtoi ai.

“Isa Mustafa ka qeverisë më pak se Isa Mustafa. Më thuani një projekt që e ka bërë Vetëvendosje në Prishtinë. Unë t’i them 100 projekte që i ka bërë Isa Mustafa në Prishtinë. I ka bërë 27 shkolla për dy vjet, i ka bërë 17 qendra të Mjekësisë Familjare, komplet Rruga B, Ujësjellësi….”, theksoi Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të mblidhet për të diskutuar Komisioni për Çështje…