Qëllohet me armë në kokë gazetari investigativ, ja si ndodhi ngjarja

08 korrik 2021 | 21:52

Një gazetar në fushën e krimit është në kujdes intensiv pasi u qëllua në kokë derisa ishte duke dalë pas një interviste në një studio televizive.

Në lidhje me rastin dy persona të dyshuar janë në paraburgim përderisa policia ende po vazhdon hetimet.

Gazetari, Peter R. de Vries, po largohej nga studioja rreth orës 19:30 kur dy burra iu afruan pranë sheshit ‘Leidseplein’ të Amsterdamit dhe qëlluan pesë herë në drejtim të tij ku njëri plumb ra në kokën e Vries. Ai mbetet ende në gjendje kritike në një spital të Amstërdamit.

“Ai është i plagosur rëndë dhe po lufton për jetën e tij. Një gazetar i rrallë, i guximshëm, i cili pa lodhur kërkonte drejtësi. Një hero kombëtar për të gjithë ne”, tha kryetari i Bashkisë së Amstërdamit, Femke Halsema në një konferencë shtypi në televizion, shkruan Vice.

Gazetari De Vries, 64 vjeç, është i famshëm në Holandë, si komentator i shpeshtë i programeve televizive dhe reporter ekspert i krimit, me burime si në forcat e sundimit të ligjit ashtu edhe në botën e krimit. Ai është i njohur në Holandë për punën hetimore në raste të panumërta, veçanërisht pas rrëmbimit në vitin 1983 të manjatit të birrës, Freddy Heineken.

De Vries ishte kërcënuar nga bota e krimit në të kaluarën në lidhje me disa raste.

Në vitin 2013, Willem Holleeder, rrëmbyesi i zotit Heineken, u dënua për kërcënime ndaj gazetarit De Vries. Holleeder aktualisht po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për përfshirje në pesë vrasje.

Ngjarja e së martës nxiti reagimin në shkallë të gjerë të organizatave për mbrojtjen e gazetarëve. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve u bëri thirrje autoriteteve holandeze” të hetojnë me shpejtësi dhe thellësisht sulmin ndaj gazetarit Peter R. de Vries, të përcaktojnë nëse ai ishte në shënjestër për punën e tij dhe të sigurojnë që sulmuesi dhe organizatorët e sulmit të përballen me drejtësinë”. /Periskopi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
9.07 – Kryesisht me diell e shumë nxehtë. Pasdite vende-vende…