Qëndrimi i Qeverisë dhe opozitës për referendumin e Serbisë është i drejtë

15 janar 2022 | 16:32

Gazetari dhe drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, ka thënë se qëndrimi i Qeverisë Kurti dhe i partive opozitare është i drejtë në lidhje me moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

Ai tha se me lejimin e deritashëm të organizimeve të Serbisë në Kosovë, kjo e fundit nuk ka përfituar thuajse asgjë si shkëmbim, por sipas tij, Serbia ka pasur vetëm trimërim.

Kelmendi, propozimin e qeverisë për t’i lejuar serbët kosovarë të votojnë me postë ose në Qendrën Koordinuese e ka cilësuar si të drejtë, ku tha se kështu nuk iu mohohet ushtrimi i të drejtës dhe vullnetit të tyre, teksa shtoi se Kosova s’mund të ketë partnerë më të mirë se shtetet e Quint-it.

“Thënë këto, Kosova njësoj duhet ta dijë se partnerë më të rëndësishëm se SHBA-ja, Gjermania, Britania, Franca dhe Italia as nuk ka as nuk mund të ketë”.

“Nëse ndonjëri nga këto shtete e kërkon ndihmën e Kosovës dhe shqiptarëve për të mirën e shteteve të tyre, duhet përgjigjur ditën e natën pa u menduar dy herë”.

“E kur kërkojnë diçka për të mirën e Serbisë – ato thjesht po bëjnë diplomaci. Nëse ecën – mirë, nëse jo – vazhdohet tutje”, ka shkruar Kelmendi, njofton Klankosova.tv

Më tej, ai thotë se Kosova e ka shpallur pavarësinë dhe se të gjitha këto shtete ishin pajtuar se kjo është gjëja e duhur për t’u bërë, ndërsa tha se lejimi i referendumit të Serbisë në Kosovë po kërkohet nga Quint-i pasi këtë e ka kërkuar Serbia.

“Përse atëherë Quinti kërkon lejimin e mbajtjes së Referendumit të Serbisë në Kosovë, sipas praktikës së deritashme? Thjesht, se këtë e ka kërkuar Serbia dhe shtetet e Quintit duan t’i respektojnë të dyja shtetet me të cilat kanë marrëdhënie diplomatike. Nëse situata të ngjashme janë lejuar të shihen në Kosovë deri tash, Quinti nuk e sheh shumë problematike që e njëjta të përsëritet”, është shprehur Kelmendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas homazheve në Kompleksin memorial të Reçakut dhe ceremonisë përkujtimore…