Qëndron Kastrati u shpërndan kifle dhe qumësht nxënësve të Kamenicës

12 nëntor 2018 | 16:06

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, bashkë me të parin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka realizuar premtimin e bërë ndaj nxënësve të komunës që ai drejton.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Kastrati ka bërë me dije se sot ka shpërndarë kifle dhe qumësht për shkollarët e ciklit të ulët.

“Gjatë vizitës së sotme bëra shumë shokë. Të gjithë të qeshur sepse vetëm me qejf mësohet. Jam frymëzuar pa masë prej atyre që po i hyjnë shkollës për t’u hapur botës. Shkolla është vendi ku e shohim aktualitetin e së ardhmes.

Ushqimi, ngrohja e veshmbathja janë kushtet minimale për një proces normal mësimor. Do të bëjmë gjithçka që shkollarët tanë përgjatë kohës së mësimit ta kenë mendjen vetëm aty.

Arsimi është fusha me prioritetin më të lartë në Kamenicë. Reforma që po ndërmarrim është gjithëpërfshirëse. Ajo ia kushton vëmendjen kryesore nxënësit, riorganizon shkollën gjeografikisht, dhe lufton klientelizmin në rekrutim të stafit për ta përmirësuar mësimnxënien.

Nëse do t’ia bëja vetë bilancin punës time, suksesin në Kamenicë do ta kisha matur pikërisht me suksesin në fushën e arsimit”, ka shkruar Kastrati.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me projektin e quajtur TS 8 Lipjani që ka implementuar…