Qeveria cakton Artan Abrashin anëtar të këtij Komisioni Qeveritar

02 prill 2020 | 21:49

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka thirr mbledhjen e saj korrespoduese (mbledhja elektronike) në të cilën janë miratuar vendime nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të Qeverisë në detyrë.

Në këtë mbledhje Qeveria ka miratuar Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr. 02/102, të datës 7 maj 2019.

Me plotësimin dhe ndryshimin e vendimit, Artan Abrashi caktohet anëtar i Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të ish-të dënuarve dhe ish-të përndjekurve politikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania do të lejojë që punëtorët e huaj të hyjnë…