Qeveria e Kosovës jep detaje për takimin e sotëm në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit

18 gusht 2022 | 18:53

Sot në Bruksel është mbajtur takimi i tretë i nivelit të lartë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Qeveria e Kosovës përmes një deklarate për media ka theksuar se ky takim është dashur të mbahej më 19 korrik. Mirëpo, ai u pat shtyrë për muajin gusht me kërkesën e palës tjetër, gjersa jryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati shprehur gatishmërinë për pjesëmarrje.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se në takimin e sotëm ishin dy tema në agjendë.

“E para ishte diskutimi për Kornizën e Përgjithshme të Marrëveshjes. Kryeministri Kurti theksoi që kjo marrëveshje duhet të jetë ligjërisht e obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër. Ai prezantoi disa kapituj me elemente përkatëse që duhet t’i përmbajë kjo kornizë. Tema e dytë ishin çështjet aktuale politike e të sigurisë për të cilat Kryeministri Kurti tregoi për rëndësinë e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vendin tonë si garancione të paqes, sigurisë dhe barazisë për të gjithë qytetarët pa dallim”, ka njoftuar Qeveria.

Në këtë njoftim është theksuar se kryeministri Kurti falënderoi Bashkimin Evropian, Borrelin dhe Lajçakun për organizimin dhe ndërmjetësimin në këto bisedime, drejt normalizimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë zyrtarët policorë duhet të jenë në punë me…