Qeveria e Maqedonisë pezullon zgjedhjet

22 mars 2020 | 10:16

Në seancën e saj të 25-të të mbajtur dje, qeveria miratoi dekret me fuqi ligjore për ndalim të të gjitha veprimeve për zhvillimin e zgjedhjeve dhe të gjitha çështjet që lidhen me procesin zgjedhor.

Ky vendim u mor nga qeveria për shkak të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për të parandaluar në mënyrë efektive futjen dhe përhapjen e koronavirusit COVID 19 dhe për shkak se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e Veriut nuk thirret për ta anuluar vendimin për shpërndarje.

Në rrethana të tilla, dhe për shkak të nevojës së nevojshme për të zbatuar me sukses masat për trajtimin e koronavirusit në vend, qeveria miratoi dekret për t’i ndërprerë të gjitha veprimet për kryerjen e zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilat më parë ishin caktuar për 12 prill 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Lugina e Preshevës ky emer i ri i…