Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut në dorë të Ali Ahmetit

03 gusht 2020 | 23:14

Partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit, duket se do të vendosë për fatin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut. Bisedimet priten të nisin të martën, dita kur nis sesioni i ri parlamentar.

Mundësinë më të madhe për të krijuar qeverinë e re e ka Zoran Zaev, partia e të cilit fitoi 46 nga 120 vende, vetëm dy më shumë se VMRO DPMNE, e cila fitoi 44.

BDI-ja e Ali Ahmetit duket se është në udhëkryq për të shqyrtuar ofertat që po merr nga dy partitë më të mëdha maqedonase.

Social Demokratët e kërkojnë koalicionin me partinë shqiptare pasi së bashku do të arrinin një shumicë prej prej 61 vendesh në parlament. VMRO DPMNE në anën tjetër synon të sigurojë jo vetëm mbështetjen e BDI-së por edhe të një partie tjetër për tu bërë mazhorancë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet e shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut duke bërë bilancin…