Qeveria e re rikthen në detyrë dy sekretarë të përgjithshëm

22 qershor 2020 | 16:12

Izedin Bytyqi dhe Burim Rrecaj janë kthyer me vendim të Qeverisë në pozitat që kanë mbajtur më herët, sekretarë të përgjithshëm.

Bytyqi është rikthyer në pozitën e sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, ndërsa Rrecaj në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Po ashtu Ekrem Kastrati, i cili ka qenë sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, tash me vendim të Qeverisë është emëruar në pozitën e kryeinspektorin të Inspektoratit të Punës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Besian Mustafa,…