Qeveria e Shqipërisë premton rreth 70 milionë euro ndihmë ekonomike

29 dhjetor 2022 | 16:56

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar të enjten se qeveria po mbyll paketën e mbështetjes për 1 milion individë për t’i zbutur efektet e inflacionit. Përmes një postimi në “Facebook”, Rama ka bërë me dije se pjesë e paketës së ndihmës prej 8 miliardë lekësh [rreth 70 milionë euro] do të jenë pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, nënat kryefamiljare, paraplegjikët, tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, por edhe punonjësit e shtetit.

Ai shtoi se me këtë paketë synohet të zerohet inflacioni mbi konsumin bazë për kategoritë e sipërpërmendura.

“Gëzuar! Qeveria po mbyll Pakon e Madhe në mbështetje të 1 milion individëve për ta lehtësuar ndjeshëm daljen e familjeve shqiptare nga ky dimër i ngarkuar, duke zeruar efektin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë për pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, posaçërisht nënat kryefamiljare në skemën e ndihmës ekonomike, paraplegjikët, tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, po edhe për punonjësit e shtetit – duke dhënë më shumë për ata që fitojnë më pak, por pa lënë askënd pa mbështetje”, ka shkruar Rama, duke theksuar se pakoja e madhe, e cila parashihet mbi 8 miliardë lekë në dorë për të gjithë individët e përfshirë, do të shpërndahet e gjitha në ditët e para të janarit.

“Kjo është qeveria e shumicës, jo e disave dhe faktet e shifrat thonë se volumi i mbështetjes financiare të atyre që fitojnë më pak apo të shtresave në nevojë, në vitet e qeverisjes sonë (pa llogaritur fondet masive të rindërtimit pas tërmetit apo të luftës me pandeminë) është disafish më i lartë sesa në tërë qeveritë e mëparshme të marra së bashku”, ka shkruar Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
30.12.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…