Qeveria formon Këshillin e ekspertëve për dialogun me Serbinë

01 korrik 2020 | 11:46

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të themelojë Këshillin e ekspertëve për dialogun me Serbinë.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ka thënë se ky këshill do të veprojë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

“Propozojmë që të themelohet Këshilli i ekspertëve për dialogun me Serbinë, si zyre e veçantë në kuadër të Zyrës së kryeministrit. Këshilli i ekspertëve bën analiza specifike dhe këshillon kryeministrin dhe qeverinë për çështje të dialogut me Serbinë, sipas temave që diskutohen  në dialog”.

“Ky këshill do të veprojë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Përmes këtij vendimi do të caktohet edhe koordinatori shtetëror për dialog i cili do të bëjë koordinimin e këshillit është njëkohësisht edhe këshilltar i kryeministrit”, ka thënë Selmanaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, është një nga…