Bruce: De Bryune vitin tjetër do të luajë për Newcastlen

01 korrik 2020 | 11:29

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, është një nga më të mirët në botë dhe statistikat e tij me fanellën e “Qytetarëve” janë për t’u admiruar.

Lojtari i kombëtares belge ka dhuruar më shumë se 80 asistime qëkur u transferua në “Etihad Stadium” nga Wolfsburgu. Edhe në ndeshjen çerekfinale të Kupës FA, De Bruyne shkëlqeu kundër Newcastle dhe shënoi golin e parë të sfidës me penallti. Një paraqitje fantastike që i bëri përshtypje edhe teknikut të vendësve, Steve Bruce, i cili ndërhyri gjatë kohës kur mesfushori po jepte një intervistë pas ndeshjes.

“Ai do të qëndrojë këtu. E keni ekskluzive nga unë. Kevini është lodhur me Cityn dhe në sezonin tjetër do të luajë për Newcastlen”, ka thënë Bruce.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri  ka njoftuar se janë shënuar…