Qeveria formon komision ndërministror për shënimin e 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut

12 janar 2018 | 19:22

Qeveria e Kosovës ka formuar komisionin ndërministror për shënimin e 550-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Komisioni është i mandatuar t’i bëj të gjitha parapërgatitjet si dhe agjendën e shënimit të 550-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Komisioni përbëhet nga:

Jahja Lluka, Këshilltar i Kryeministrit;
Sekretari i ZKM;
Ministri i MKRS;
Sekretari i MKRS;
Ministri i MASHT;
Sekretari i MF;
Përfaqësues nga Presidenca;
Përfaqësues nga Kuvendi;
Përfaqësues nga Kuvendi Komunal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albanë Mehmetaj    Nënua plakë në Romë Musine Kokalari, siç…