Qeveria Hoti miraton programin për vitet 2020-2023

05 qershor 2020 | 13:48

Qeveria Hoti në mbledhjen e parë, pas asaj ceremoniale , ka miratuar programin qeverisës për vitet 2020-2023.

Fillimisht kryeministri Avdullah Hoti e ka bërë një përmbledhje të shkurtër të programit qeverisës me objektivat kryesore lufta me pandeminë dhe rimëkëmbja ekonomike.

Ai ka treguar edhe se si planifikon qeveria që ai udhëheq të menaxhojë situatën me pandeminë, si objektivë e parë dhe e mënjehershme.

“Para vetes kemi agjendë të ngjeshur. Programin qeverisës e kemi përmbledhur në disa objektiva qeverisëse: beteja që duhet ta fitojmë kundër pandemisë, rimëkëmbja ekonomike për të kthyer standardin e jetës dhe nivelin e bizneseve aty ku ka qenë para pandemisë, derisa objektivat e tjera do të jenë forcimi i shtetit, avancimi i demokracisë, luftimi i dukurive negative, veçmas krimit dhe korrupsionit, zhvillimi ekonomik i bazuar në ekonomin e tregut me rritje të punësimit dhe investimit, si dhe marrja e plotë e përgjegjësive si qeveri në përputhje me Kushtetutën për të çuar përpara dialogun me Serbinë në bashkëpunim të ngushtë me BE-në dhe ShBA-të duke mos lejuar ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territoreve dhe të tjera”, ka thënë Hoti.

(Q. R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas marrjes së mandatit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës,…