Reçica fillon punën në krye të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale

05 qershor 2020 | 13:39

Pas marrjes së mandatit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, sot Skënder Reçica ka filluar punën në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka treguar se çfarë ka biseduar me administratën e MPMS-së.

“Mbajta një takim njoftues me administratën e MPMS, për të identifikuar sfidat që na presin dhe për të rikthyer MPMS në mandatin e saj. Falënderova stafin për punën e bërë gjatë pandemisë COVID 19, për angazhimin e tyre në implementimin e masave financiare”.

“Theksova se duhet vazhduar projektet e filluara në të mirë të qytetarëve, për tejkalimin e situatës, si dhe për avancimin e projekteve të filluara në mandatin e kaluar për ngritjen e mirëqenies sociale në përgjithësi”, ka shkruar Reçica.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se pati kënaqësinë…