Meta tregon se çfarë bisedoi me Thaçin

05 qershor 2020 | 13:31

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se pati kënaqësinë të takohet sot në Tiranë me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai ka treguar se në këtë takim të dy kanë shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Shprehëm gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, me qëllim tejkalimin me sukses të pasojave social-ekonomike të pandemisë Covid-19, kthimin në normalitet të jetës së qytetarëve, dhe stabilizimin e plotë të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, veçanërisht me afrimin e sezonit veror turistik”, ka thënë Meta pas takimit me Thaçin.

Ai ka shtuar se është me rëndësi vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve.

Sipas presidentit Meta, ky dialog do të garantojë jo vetëm njohje reciproke por edhe të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë në BE.

“Bashkëjetesa midis shqiptarëve e serbëve është në interes të paqes, stabilitetit dhe perspektivës evropiane të rajonit tonë”, është shprehur presidenti Meta.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës me në krye Avdullah Hotin, ka mbajtur…