BE: Qeveria hungareze po shkel vlerat themelore të bllokut

25 qershor 2018 | 22:17

Ligjbërësit e Bashkimit Evropian votuan për nisjen e veprimeve ligjore kundër Hungarisë, nën akuzat se qeveria e kryeministrit Viktor Orban, po shkel vlerat themelore të bllokut.

Komiteti Evropian i Lirive Civile votoi sot për një raport që rekomandon nisjen e procedurave nga “Artikulli 7”, për shkak të shkeljeve të pavarësisë së gjyqësorit, lirisë së mediave dhe trajtimit të ashpër të emigrantëve në Hungari.

Për të hyrë në fuqi, vendimi duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian në seancë plenare.

Procedurat mund të bëjnë që Hungaria të humbasë të drejtat e votimit në BE. Komisioni Evropian po ashtu tha se po shqyrton ligjin e miratuar në Hungari, javën e kaluar, i cili parasheh dënime me burgim për njerëzit që i ndihmojnë azilkërkuesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portugalia mezi ka arritur të shpëtojë nga humbja për të…