Qeveria ia vazhdon mandatin kryetares së Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit
28 gusht 2020
| 09:42
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’ia vazahdojë mandatin kryetares së Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, Nesrin Lushta.
Vendimi është propozuar nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa është miratuar nga anëtarët e ekzekutivit pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë leximit të propozim-vendimit, zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi e ka vlerësuar Lushtën.
“Zonja Lushta për katër vite ka qenë kryetare e këtij komisioni dhe ka dhënë një kontribut të çmuar në drejtimin e komisionit”,k thënë Dushi ndër tjerash



