Qeveria kineze vendos, fëmijët nuk mund të luajnë online më shumë se 1 orë e gjysmë

07 nëntor 2019 | 23:07

Fëmijëve kinezë nuk do t’i lejohet më të argëtohen me video-lojëra  për më shumë se 1 orë e gjysmë  çdo ditë, dhe sidoqoftë jo pas orës 10 të darkës.

Ky nuk është rregullorja e brendshme e vendosur nga ndonjë prind, por rregullorja e vendosur zyrtarisht nga qeveria kineze javën e kaluar, në tentativën për të ulur nivelin e të miturve që kanë krijuar varësi nga lojërat online.

Rregullorja ndalon gjithashtu fëmijët nën 8 vjeç që të luajnë online, dhe rregullon edhe për personat në moshe madhore sasinë e parave që mund të shpenzohen për këto lojëra, që nuk mund të tejkalojë 50 eurot në muaj.

Rregullorja u cilësua si e domosdoshme nga shifrat alarmuese të shoqërisë kineze. Sipas statistikave, në vendin ku ka 800 milionë përdorues, 29 milionë nuk arrijnë moshën 10-vjeçare.

Fëmijët kinezë arrijnë të luajnë edhe 17 orë në ditë online, dhe ka patur raste ku kanë rrënuar ekonominë e prindërve duke blerë me kartat e kreditit e tyre lojëra të ndryshëm, dhe varësia ndaj Internetit është deklaruar si një sëmundje me pasoja të rënda në shoqërinë kineze./a2

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thuajse të gjithë kanë kopjuar të paktën njëherë në provime.…