Qeveria Kurti 2, ditët e numëruara!

09 maj 21:24

Shkruan: Hisen Berisha

Siç duket z. Kurti nuk nxori mësimet e duhura gjatë qeverisjes Kurti 1, kur provoj të përplasej me administratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Pretendimi se Ne mund të mbijetojmë me forcat tona, (edukatë kjo e trashëguar nga diktatura komuniste, në tagmën se “edhe barë do hamë”), është vetëvrasje për Kosovën dhe popullin e saj.

Se ndryshimet në administratën amerikane, sjellin ndryshime edhe në objektivat strategjike nacionale të politikës së jashtme të Amerikës, është tregues i mosnjohjes si funksionojnë SHBA dhe injorancë ideologjike që të mbanë në harkun e mbyllur të mjerimit filozofik.

Se, SHBA janë konsistente në politiken e tyre të jashtme tregoi edhe qëndrimi i z. Blinket dhe meqë nuk i mjaftoi ekipit qeverisës Kurti 2, tani u bë e qartë edhe nga vetë Presidenti Biden. 

“Marrëveshja e Uashingtonit është baza mbi të cilën mund të ndërtohet rruga përpara për Kosovën dhe Serbinë në rajon”.

Këtu nuk ndihmon as dogma kurtiane se “Kosova nuk është Meksikë e ta ketë Amerikën pranë, ndaj ne na duhen Lajçak e Borelo për të ecë përpara” dhe as revanshi naiv ndaj personaliteteve që humbin zgjedhjet në SHBA, siç ndodhi me administratën Trump dhe të ngarkuarin e tij për Kosovën z. Grenell, shefin e të gjitha shërbimeve inteligjente të Amerikës, ngase atje vlen parimi ushtarak “një herë marins, tërë jetën marins” pra asnjëherë nuk pushon përkushtimi i tyre në politikën e shtetit.

Nuk ndihmon as servilizmi panevropian duke mohuar me dogmatizëm ballkanik, zotimet që u morën në Uashington me formulime se, “ne nuk mendonim të zbatojmë atë marrëveshje” duke aluduar në Marrëveshjen e zotimeve në Uashington, arritja e së cilës ishte presedan protokolar në administratën dhe diplomacinë amerikane, përjashtimi që u bë për Kosovën.

Kjo situatë e krijuar nga reagimi i presidentit Biden, është vërejtja e fundit se Qeveria Kurti 2, po nuk bëri kthesë në raport më SHBA dhe rolin e tyre imediat dhe permanent për Kosovën e të ardhmen e saj, i ka ditët e numëruar. Nëse në rasti e parë qeverisja Kurti 1 mbijetoi 52 ditë, tani mund ta ketë afatin më të shkurtër, apo edhe nëse zgjat do ta ketë fundin fatal.

Një duhet ta dinë të gjithë, se ai që pretendon të shkëpus miqësinë permanente strategjike të Kosovës me SHBA, amanet i presidentit të lavdishëm Dr. Ibrahim Rugova dhe politikat integruese Euro dhe Atlantike, duhet trajtuar si Esat Pashë Toptani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bjeshkatarja e grupit “Kosovo Mountain Club”, Arineta Mula, ka treguar…