Qeveria Kurti dhe Hoti kanë bërë gabime të mëdha

18 janar 2021 | 10:39

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu, ka thënë se ky subjekt politik në zgjedhjet e 14 shkurtit të gjithë angazhimin e drejton në fitore.

këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai ka thënë se PDK-ja është përgatitur shumë mirë në këto zgjedhje pavarësisht prej mungesës së dy liderëve të saj.Abdullahu ka theksuar se qeveria Kurti dhe Hoti kanë bërë gabime të përmasave të mëdha. Ai ka thënë se pas zgjedhjeve të 14 shkurtit PDK-ja do t’u prijë proceseve të mëdha që e presin vendin

“Epoka e re”: Z. Abdullahu, sa është përgatitur Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për zgjedhjet e 14 shkurtit?

Abdullahu: krahasim me zgjedhjet e kaluara, por edhe me konkurrentët e tjerë, sa iu përket përgatitjeve dhe sfidave të 14 shkurtit, jemi shumë të përgatitur. E them këtë bazuar në atë çfarë na ndodhi si parti me burgosjen e dy liderëve tanë. Kjo na obligoi të ristrukturohemi më shpejt dhe të jemi të vetëdijshëm për boshllëkun që na është krijuar. Ne si parti që një vit e gjysmë ishim në opozitë, kurse qeveria Kurti dhe Hoti kanë bërë gabime të përmasave të mëdha. Brenda një periudhe kaq të shkurtër kanë bërë gabime të mëdha si për menaxhimin e pandemisë Covid-19, në raportet me faktorin ndërkombëtar, përkatësisht ShBA-në dhe të mos flasim për luftim të krimit dhe korrupsionit.

“Epoka e re”: Në këto zgjedhje thuhet se PDK-ja më shumë po pretendon ta ruajë vendin e dytë?

Abdullahu: Jo, në asnjë mënyrë. Është në natyrën e PDK-së t’u prijë proceseve, përkundër sondazheve apo frymës që mund të krijohet në bazë të rrjeteve sociale. Në asnjë mënyrë nuk e kemi ndërmend të ‘luftojmë’ për vend të dytë. Ata që thonë këtë, e kanë të qartë se po flasin për një parti që e ka nervin politik shumë të zhvilluar për të reaguar shpejt e që bazohet në atë se PDK-ja i ka rrënjët tek ajo mendësi kulturore dhe politike që nuk e duron padrejtësinë. Prandaj, PDK-ja reagon shpejt dhe fuqishëm qoftë kur kemi të bëjmë me korrupsion apo kur prishen raportet tona me ShBA-në.

“Epoka e re”: Ju keni aderuar tashmë në PDK dhe jeni kandidat për deputet. Si jeni pritur në PDK kur dihet se ju identifikoheshit me një parti rivale të PDK-së, LDK-në?

Abdullahu: E kam për nder që jam pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të PDK-së dhe me brenndërgjegjja pse nuk jam angazhuar më herët në këtë subjekt politik. Shpresoj që edhe tani nuk është vonë. Unë e kam gjetur derën e PDK- hapur së dhe kjo, pos tjerash, është edhe rezultat i zemërgjerësisë politike që ka nisur z. Veseli më herët. Do të jem pjesë e listës dhe do t’i sfidoj ish-bashkëpartiakët e mi. Jam i vetëdijshëm që kam aderuar në një parti politike që rrënjët thellë i ka të brumosura te lufta ilegale që ka bërë Kosova me decenie të tëra e deri te lufta e UÇK-së. Ky është trungu i PDK-së më shumë se i cilitdo subjekt tjetër politik. Ashtu sikundër që jam i vetëdijshëm se kur degët nuk janë më të shëndosha mund të krasiten. Unë isha zëdhënës në qeverinë PDK-LDK, në atë kohë nga mediat shpesh jam prezantuar se isha në LDK, bile në struktura të larta të LDK-së, që s’ishte ashtu. Në traditën jo fort të mirë te ne, kur je këshilltar i një kryeministri,njerëzit mendojnë se nuk je profesionist, pra ekspert për një fushë të caktuar. Unë nuk kam qenë në struktura të larta të LDK-së, tek më vonë para dy vjetësh isha në një nëndegë, por jo në struktura të larta asnjëherë. Jam i befasuar me mënyrën e pritjes në PDK. Këtë ma kanë thënë strukturat e PDK-së, simpatizantët dhe qytetarët se aderimi im erdhi si rrjedhojë e asaj çfarë kam thënë, lavdëruar dhe kritikuar sidomos në dy vjetët e fundit. Në PDK erdha dhe për faktin se jam fëmijë i të burgosurit politik që më ka bërë të kem afrime me mendësinë e kësaj partie. Babai ishte i burgosur në periudhën e Rankoviqit, ai ishte i dënuar me 12 vjet nga sistemi jugosllav komunist. Ai e vuajti një pjesë të dënimit në Prishtinë dhe pjesën më të madhe në Sremska Mitrovica, qytet në Serbi.

“Epoka e re”: Potencialisht, pas zgjedhjeve, a mund të jetë partnere e PDK-së, LV-ja?

Abdullahu: Disa subjekte politike po vendosin vijatë kuqe, por këto vija janë hajni populliste për takamufluar vjedhjen e votave para zgjedhjeve. Këtë e thonë ata që dëshirojnë të fitojnë vota me këtë qasje.PDK-ja ka vija të kuqe vetëm me Serbinë. Kjo është thënë edhe më herët nga PDK-ja. Unë po them se do të kemi vija të kuqe me ata që mendojnë se përballjen me Serbinë, ne mund ta bëjmë pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Epoka e re”: Si e keni parë bashkimin politik nënjë listë zgjedhore të Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit?

Abdullahu: Kjo më duket një tango politike e cila tinëz ka filluar të hidhet edhe më herët politikisht, por tangoja politike e z. Kurti dhe zonjës Osmani po bëhet me muzikë populliste dhe përfundimisht do ta shohim se kjo tango politike shkon një hap para dhe dy prapa. Ky do të jetë përfundimi i këtij spektakli popullist.

(Albulena S. Mavraj)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, nuk e ka…