
Qeveria maqedone emëron zëdhënësin shqiptar
03 prill 2018
| 19:34
Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e radhës ka emëruar edhe zëdhënësin e dytë i cili vjen nga radhët e BDI-së.
Zëdhënës i dytë është emëruar Muhamet Hoxha i cili këtë funksion e ka ushtruar edhe më herët.
Emërimi i Hoxhës vjen pas dorëheqjes së funksionarëve të Aleancës për shqiptarët pasi paraprakisht ky post i takonte kësaj partie.