Qeveria mban 1 minutë heshtje për tre kosovarët që vdiqën tragjikisht në Vjenë
19 mars 2026
| 11:37
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrat e tij kanë mbajtur 1 minutë heshtje për tre shtetasit kosovarë të cilët vdiqën tragjikisht pak ditë më parë në një kantier ndërtimi në Vjenë, raporton Klankosova.tv.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e pestë të Qeverisë, Kurti tha se të rinjtë nga Kosova do të kujtohen përherë si punëtorë e bashkatdhetarë, derisa shtoi se vdekja e tyre duhet të shërbejë si moment përkujdesjeje dhe reflektimi për sakrificën dhe mundin e mërgatës sonë.
“Në emër të Qeverisë në këto momente të rënda shpreh ngushëllime më të sinqerta për familjet dhe gjithë atyre që janë prekur nga kjo gjendje”, tha Kurti.



