Qeveria me draft-libër për një marrëveshje gjithëpërfshirëse legalisht obligative me Serbinë

15 dhjetor 2018 | 11:24

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë me dije se në mbledhjen e radhës së Qeverisë, do të prezantojnë para kabinetit qeveritar, draft-librin e madh me kapituj, një bazë e fortë institucionale për një marrëveshje gjithëpërfshirëse legalisht obligative me Serbinë. 

“Javët e fundit, kam angazhuar një ekip të madh kolegësh të cilët kanë punuar intensivisht që ky dokument të jetë një draft final që përfshinë të gjitha temat e rëndësishme për të cilat ne duhet të dialogojmë me Serbinë. Ky dokument, është dokument i gjallë e i cili në ditët në vijim do të prezantohet tek të gjitha pjesët e shoqërisë sonë në mënyrë që të plotësohet dhe të përfshijë të gjitha temat, që sigurojnë avancim të ofertës sonë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka treguar se në ndërkohë, këtë material tashmë ua ka dërguar të gjithë liderëve të partive politike në Kosovë, vendeve të Quintit dhe Zyrës së BE-së. 

“Ky projekt voluminoz është bazament pune për ekipin negociator në fazën e ardhshme të dialogut dhe është mbështetje e fuqishme për këtë ekip. 

Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që dialogu me Serbinë të vazhdojë dhe se tani është koha që ky dialog të finalizohet, duke respektuar kushtetutën, sovranitetin dhe integritetin e vendit”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Ai ka shtuar se dialogu është detyra e radhës për ta përfunduar konsolidimin e shtetit të Kosovës. “dhe ngjashëm si për temat e mëdha të vendit edhe këtu na duhet një unitet i plotë. Uniteti na forcon të gjithëve!”, ka deklaruar Haradinaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, ka bërë…