Qeveria miratoi katër projektligje

06 gusht 2020 | 12:22

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 20-të (mbledhje elektronike), në të cilën ka miratuar katër projektligje.

Me vendime të veçanta, sipas komunikatës së Qeverisë, janë miratuar këto projektligje:

Projekt Kodi Civil i Republikës së Kosovës; Projektligji për Pronën Publike; Projektligji për Tokën Ndërtimore; dhe Projektligji për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu, Qeveria e Kosovës ka marr vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të vitit 2020 të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Me ndryshimet dhe plotësimet e miratuara, në Programin Legjislativ për vitin 2020 do të përfshihet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, lidhur me Financimin e Programit – Nxitja dhe Levimi i Mundësive për Sigurinë e Ujit.

Gjithashtu me këtë plotësim-ndryshim, Projektligji për Zhvillim Rajonal bartet nga Programi Legjislativ i vitit 2020 në Programin Legjislativ të vitit 2021.

Kabineti qeveritar në këtë mbledhje, ka miratuar rregullore dhe disa vendime të fushave të përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

(M.K / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka…