Qeveria miraton heqjen e lejeqëndrimit të përkohshëm me Shqipërinë

08 qershor 2021 | 16:48

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismat për marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Krushevë (Dragash), Shistavec (Kukës), si dhe heqjen e leje qëndrimit të përkohshëm.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, ka thënë se kjo pikë do të shërbejë 24/7 dhe është për thellimin e marrëdhënieve të dy vendeve.

“Nisur nga vullneti i mirë për të avancuar zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor. Pika do të punojë në orar 24/7 gjithashtu me këtë amandamentimi objekti i ri i pritjes së përbashkët kufitar do të ndërtohet në territorin e Kosovës”, ka thënë Gashani.

Ai ka theksuar se këto marrëveshje do të shërbejë në lehtësimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Heqja e leje qëndrimit nënkupton largimin e kritereve, nënkupton pajisjen e leje qëndrimit për të huajt me afat 5 vjeçar, duhet të plotësojnë formulari për leje qëndrim, por ata mund të qëndroj ë për ribashkim familjar, arsim, arsye humanitare, viktimat e trafikimit me njerëz”, është shprehur Gashani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fituesja e Kupës së Kosovës në futboll, KF Lllapi është…