Qeveria miraton masat e reja kundër Covidit

04 shkurt 2022 | 17:26

Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten masat e reja kundër Covid-19.

Ora policore do të fillojë nga ora 00:00 deri në ora 05:00, ndërsa gastronomia do të punojë deri në orën 23:00.

Ndërsa të gjithë ata që do të hyjnë në Kosovë duhet të dëshmojnë se kanë marrë dy doza të vaksinës.

Ata që kanë një dozë të vaksinës, duhet ta kenë edhe testin PCR. Po ashtu, maska pritet të hiqet në ambientet e jashtme dhe fitneset të hapen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas raportimeve për shpenzimet e deputetëve për derivate, Kryesisë së…