Qeveria miraton Projektligjin për TVSh-në

19 tetor 2018 | 10:00

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar Projektligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, lidhur me këtë projektligj ka thënë se bizneset do të jenë të liruara nga të gjitha interesat që i kanë paguar deri më sot, dhe se do të ketë likuidet më të madh.

Kryeministri Ramush Haradinaj e vlerësoi këtë miratim si “lajmin më të mirë për vendin, për sipërmarrësit, për prodhuesit, dhe gjithë të tjerët”.

Në mbledhjen e Qeverisë është aprovuar edhe propozim-vendimi i Ministrisë së Financave për kursime, ndarje dhe transfere buxhetore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar për…