Qeveria ndan 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori për Burgun e Sigurisë së Lartë

24 qershor 2026 | 13:00

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka ndarë 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori të ri për Burgun e Sigurisë së Lartë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se ky investim synon të sigurojë furnizim të pandërprerë me energji elektrike dhe funksionim të qëndrueshëm të infrastrukturës dhe sistemeve të sigurisë në këtë institucion korrektues.

“Shqyrtimi i kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë për ndarjen e mjeteve buxhetore për financimin e furnizimit dhe instalimit të një gjeneratori në Burgun e Sigurisë së Lartë. Ministria e Financave paraqet kërkesën për ndarjen e 200 mijë eurove. Investimi synon të sigurojë furnizim të pandërprerë me energji elektrike dhe funksionim të qëndrueshëm të infrastrukturës dhe sistemeve të sigurisë në këtë institucion korrektues”, ka thënë Kurti.

Ndërsa ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se mjetet do të merren nga Programi i Shpenzimeve të Paparashikuara, përkatësisht nga rezerva.

“Mjetet në vlerë prej 200 mijë euro merren nga Programi i Shpenzimeve të Paparashikuara, pra te rezerva dhe ndahen në Ministrinë e Drejtësisë në kuadër të projektit kapital ‘Shpenzimet emergjente’”, ka thënë Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bisedimet në nivel teknik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës…