Bisedimet teknike ShBA-Iran do të rifillojnë javën e ardhshme
Bisedimet në nivel teknik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Iranit do të rifillojnë javën e ardhshme, ka thënë Ministria e Jashtme e Pakistanit.
“Bisedimet po vazhdojnë. Ky është vetëm një ndërprerje e përkohshme dhe jo një pezullim i procesit”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, Tahir Hussain Andrabi, në një konferencë për media të mërkurën.
Memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar javën e kaluar mes ShBA-së dhe Iranit synon të ndalojë luftimet, të hapë ngushticën e Hormuzit dhe t’i ofrojë lehtësim ekonomik Iranit, në këmbim të një zotimi për të mos zhvilluar armë bërthamore.
Por ai lë pa zgjidhur çështje të rëndësishme, si e ardhmja e programit bërthamor të Teheranit dhe rezervat e uraniumit të pasuruar, të cilat do të diskutohen gjatë 60 ditëve të negociatave.
“Ky është fillimi i një procesi. Rezultatet pozitive do të bëhen më të qarta ndërsa bëhet përparim”, ka thënë Andrabi.



