Qeveria ndan edhe 30 mijë euro për shërimin e Bujar Bukoshit

26 qershor 2018 | 15:35

Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë 30 mijë euro për shërimin e ish-kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshit, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është bërë me dije se kjo shumë e parave do të merret nga rezervat e shtetit.

Të njëjtën shumë për Bukoshin, Qeveria e kishte ndarë edhe vitin e kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bardh Frangu Lindita Aliu Tahiri sjell librin e saj më…