Qeveria ndan mbi 270 mijë euro për familjet në nevojë

29 mars 2024 | 18:51

Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendim për ndarjen e  273.600 eurove për zbatimin e masës 3.4 – kuponë ushqimi për familjet në nevojë të Pakos së ringjalljes ekonomike.

Ky vendim është marrë sot në mbledhjen elektronike tëë Qeverisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Qeveria ka miratuar edhe vendimin për ndarjen e 273,600 euro për zbatimin e masës 3.4 – Kuponë ushqimi për familjet në nevojë të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, si dhe vendimin për ndarjen e 500,00 euro për zbatimin e masës 1.7 – Skema e Granteve për Zanate të Pakos së Ringjalljes Ekonomike”, është bërë e ditur nga Qeveria.

Në fund të vitit të kaluar secila familje që ishte përfituese e asistencës sociale, ka pasur mbështetje shtesë të menjëhershme për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit, përkatësisht blerjen e druve të zjarrit.

Këto janë të gjitha vendimet që janë marrë sot: 

– Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 07/60 të datës 27.01.2021 dhe Vendimit Nr. 08/121 të datës 25.01.2023 për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit Nr. 11/68 të datës 23.03.2022 për formimin e Komisionit për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike. Sipas këtij ndryshim-plotësimi, z. Driton Ademi, zëvendës anëtar, zëvendësohet nga z. Destan Mustafa, zëvendës anëtar i këtij komisioni. Gjithashtu znj. Elmaze Pireva, anëtare, zëvendësohet nga z. Berat Jashari, anëtar.

– Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 04/143 të datës 24 maj 2023, sipas së cilit ndryshohet dhe plotësohet pika 1.5 e vendimit në fjalë si në vijim: 1.5. Znj. Adelina Berisha, përfaqësuese nga Shoqëria Civile, anëtare.

– Vendimin për ndarjen e 273,600 euro për zbatimin e masës 3.4 – Kuponë ushqimi për familjet në nevojë të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

– Vendimin për ndarjen e 500,00 euro për zbatimin e masës 1.7 – Skema e Granteve për Zanate të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

– Vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për Programin e parë për “Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër”.

– Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Komunës së Prizrenit dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Efiçienca e Energjisë në Ndërtesa Publike në Prizren” .

– Raportin e Vlerësimit të Përshtatshmërisë së Sistemit të Financimit të Komunave për vitin 2023.

– Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka folur rreth…