Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për “linjat e fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën”

26 maj 2026 | 23:02

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime të rëndësishme në mbështetje të mërgatës, promovimit ndërkombëtar të Kosovës dhe çështjeve institucionale.

Njoftimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka:

• Ndarë mjete buxhetore në shumë prej 2,000,000.00 € (dy milionë euro), për zbatimin e Masës 4.5 ”Mbështetja e Mërgatës” të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për mbështetjen e linjave të fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën tonë.

• Ndarë mjete buxhetore për subjektet kërkuese, me qëllim të promovimit të Republikës së Kosovës, si në vijim: Për Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës, ndahen mjete buxhetore në vlerë prej 8,000.00€ (tetë mijë euro), për pjesëmarrjen në Olimpiadën e 67-të të Matematikës 2026, e cila do të mbahet me datë 21 korrik 2026 në Shangai të Kinës;

Për subjektin kërkues “Kosova Global Talent Center”, ndahen mjete buxhetore në vlerë prej 70,876.79€ (shtatëdhjetë mijë e tetëqindeshtatëdhjetegjashtë euro e shtatëdhjetenëntë cent), për pjesëmarrjen e 26 nxënësve në finalen e NEO Science Olympiad, e cila do të mbahet nw New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në muajin korrik 2026;

Për Shoqatën e Kimistëve të Kosovës, ndahen mjete buxhetore në vlerë prej 3,5000€ (tremijë e pesëqind euro) për pjesëmarrjen në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë 2026, që do të mbahet nga data 10 deri në datën 19 korrik 2026 në Tashkent të Uzbekistanit.

• Aprovuar listën e anëtarëve potencialë të Komisionit të Pranimit për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili-Ahmeti, ka uruar besimtarët…