Qeveria nuk e përkrah nismën për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

21 prill 2022 | 22:15

Qeveria e Kosovë ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar pesë vendime.

Qeveria ka dhënë mendimin për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, që nuk e përkrahë këtë nismë legjislative të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është afër qytetarëve, për të ndihmuar përmes rishpërndarjes, rritjes së punësimit, rritjes së mbështetjes në skemat sociale, për fëmijët, gratë dhe të rinjtë, si dhe për fermerët e ndërmarrësinë e vogël e të mesme. Tërheqja e mjeteve nga Trusti nuk ndihmon kategoritë në nevojë, pasi që edhe vet përqindja e fondit pensional të tyre është e ulët. Me kursimin e pleqërisë nuk duhet abuzuar dhe veprimin e tillë, duhet konsideruar si të mangët”, bëhet me dije në njoftimin e Qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosovare e Bizneseve ka organizuar iftar për anëtar të…