Qeveria nuk lëkundet

06 prill 2018 | 08:15

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti, ka bërë me dije se dalja e Listës Serbe në opozitë nuk do ta lëkundë Qeverinë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se zgjedhjet e reja nuk janë në interes të agjendës shtetërore të Kosovës, duke shtuar se asnjëra prej partive politike shqiptare nuk e ndien veten komode të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.

“Tani për tani as partnerët tanë nuk i mirëpresin zgjedhjet e reja dhe nuk mendoj se ato mund të ofrojnë zgjidhje”, ka thënë Pajaziti, i cili e ka ftuar Listën Serbe të reflektojë dhe ta marrë përgjegjësinë që ia kanë dhënë qytetarët serbë të Kosovës në zgjedhje.

Sipas tij, ky subjekt politik, me veprimet në ditët e fundit, po e defaktorizon veten.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtësia Tranzicionale po shihet si një fushë për të cilën…