​Qeveria planifikon t’i emërojë 7 atashe ekonomikë në vitin 2023

29 nëntor 2022 | 13:42

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka planifikuar që në vitin 2023 të emërojë 7 atashe ekonomikë.

Ministrja e kësaj ministrie, Rozeta Hajdari gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Ekonomi, ka thënë se me planifikim buxhetor për vitin 2023 është paraparë emërimi i 7 atasheve ekonomikë.

Ajo ka thënë se diplomacia ekonomike do të jetë prioritet për vitin e ardhshëm, siç tha ajo për promovim dhe nxitje të investimeve në Kosovë.

Në këtë komision, Hajdari ka thënë se rezerva shtetërore është rritur shumëfish më shumë për vitin 2023 krahasuar me vitet paraprake. Kjo rezervë, sipas saj, do të jetë në vlerë 15 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Naima Mohamud – BBC Themeluesi i Amazon Jeff Bezos…