
Qeveria serbe ndan 300 mijë dinarë për të arrestuarit për krime lufte në Kosovë
Qeveria e Serbisë ka miratuar të premten pagesën e një granti prej 300 mijë dinarësh (2 558.90 euro) për të arrestuarit në Kosovë nën dyshimin se kanë kryer krime gjatë konfliktit të viteve 1998-1999 kundër shqiptarëve, raporton “Danas”.
Këtë ndihmë financiare, Serbia ka thënë se e ndan për të arrestuarit për “procese penale të fabrikuara, të nisura me qëllim, përndjekje politike”.
“Qeveria e Serbisë ka miratuar një Konkluzion për pagesën e kësaj ndihme financiare të njëhershme personave në burgje dhe paraburgim nga autoritetet në Prishtinë në Kosovë”.
“Ndihma u dedikohet atyre ndaj të cilëve po zhvillohet një procedurë penale e fabrikuar për krimet e dyshuara të kryera gjatë konflikteve të armatosura të viteve 1998-1999 kundër shqiptarëve në Kosovë i, si dhe në procedura të tjera të fabrikuara penale të nisura me qëllim të përndjekjes politike”, është thënë në këtë deklaratë.
Po ashtu, është thënë “se në këtë mënyrë do të sigurohet ndihma e njëhershme financiare në vlerë prej 300 mijë dinarë për personat që për këto arsye ndodhen në burgjet dhe njësitë e paraburgimit në Kosovë, sipas evidencës”.
Pagesa e kësaj ndihme të njëhershme do të bëhet “sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka njoftuar Qeveria e Serbisë