Qeveria synon të marrë edhe një kredi 100 milionë euro, nisma ka marrë pëlqimin

31 maj 2020 | 09:02

Qeveria në detyrë ka miratuar nismën për negocimin e marrëveshjes së kredisë në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, lidhur me marrëveshjen “Asistenca Makrofinanciare për Kosovën”.

Kredia kap vlerën prej 100 milionë eurove dhe do të ketë afat të kthimit deri në 15 vjet. “Ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar edhe nisma për negocimin e marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian, përfaqësuar nga Komisioni Evropian, lidhur me marrëveshjen ‘Asistenca Makrofinanciare për Kosovën’”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do…