Qeveria të japë shpjegime të hollësishme në Kuvend për reciprocitetin me Serbinë

10 shkurt 07:05

Ish-ministrja e Dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka ftuar qeverinë e re që t’i japë shpjegimet e duhura për aplikimin e reciprocitetit me Serbinë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka thënë se para se të fillojë të zbatohet ky parim qeveria e re në hollësi duhet ta shpjegojë atë në Kuvend.

Sipas saj, deklarimet politike të kryeministrit Kurti për këtë çështje janë të pamjaftueshme. Tahiri ka vlerësuar se në fazën finale të dialogut me Serbinë, Kosovës i duhet një konsensus nacional.

“Kosova pati mjaft polarizime, tani është koha që gjërat të bëhen me një gjuhë të përbashkët”, ka thënë ajo.

Tahiri ka folur edhe për rolin e opozitës së re. Ajo ka thënë se shpreson që kjo opozitë të jetë konstruktive dhe jo sikurse opozita e kaluar.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni nē numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shqipërisë në Francë, ka konfirmuar se kanë nisur…