Qeveria i thotë po kërkesës së Gjilanit për ndërtimin e Kampusit Universitar
15 dhjetor 2017
| 23:32
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë të premten konfirmimin zyrtar të Qeverisë së Kosovës, e cila tashmë ka kaluar kërkesën e Komunës për investimin e kampusit Universitar me kushte dhe standarde moderne.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur që sot me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, fillon procesi kryesor i ndërtimit të kampusit të Universitetit ‘Kadri Zeka’ në Gjilan. Kampusi i ri do të ndërtohet në 7.3 hektarë tokë dhe do të jetë me infrastrukturë dhe kushte të nivelit më të lartë sipas standardeve evropiane”, ka thënë Haziri.