Qeveria u dërgon mesazh në telefona qytetarëve: S’mund të punoni në zonën Schengen, vetëm vizita afatshkurta

15 dhjetor 2023 | 15:40

Qytetarët e Kosovës prej 1 janarit do të lëvizin pa viza në zonën Shengen.

Lidhur me këtë të premten gjatë ditës Qeveria e Kosovës u ka dërguar mesazh qytetarëve lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave.

“Nga 1 janari, pa viza! Të keni: pasaportë, akomodim, biletë kthyese, dëshmi financiare. Vetëm vizita afatshkurta, jo punësim. 90/180 ditë”, është thënë në mesazhin e qeverisë.

Është e rekomandueshme përdorimi i një kalkulatori për të përcaktuar periudhën e lejuar të qëndrimit në Zonën Schengen https://www.schengenvisainfo.com/visa-calculator/

Po ashtu, qeveria ka bashkëngjitur edhe një link me pyetjet më të shpeshta për këtë proces dhe përgjigjet e tyre.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teuta Haliti shpall të pavlefshme Diplomën e Kolegjit “Fama” Prishtinë,…