Qeveria zgjat për 15 ditë afatin për riregjistrimin e veturave me targa ilegale

30 nëntor 2023 | 16:25

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 176 të radhës.

Në këtë mbledhje qeveria ka zgjatur afatin për riregjistrimin e veturave me targa ilegale në veri.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr.01/170 të datës 30 tetor 2023 , duke zgjatur kështu afatin për regjistrimin me benefite financiare për pronarët e automjeteve me denominimet “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” deri me 15 dhjetor 2023. Ky ndryshim vjen si rezultat i kërkesës së madhe dhe interesimit të lartë për regjistrim të automjeteve me targa RKS”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Përfaqësues së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka pësuar një…