Qeverisë së re i kërkohet të marrë masa të menjëhershme për hidrocentralet

29 mars 2021 | 11:59

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e GLSP-së dhe GAIA-s për shtyrjen e ekzekutimit të lejes ujore për hidrocentralin “Brezovica” deri në vendosjen meritore të çështjes.

Pas këtij vendimi, Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike ka mbajtur një konferencë për medie, ku e ka quajtur si një hap pozitiv aprovimin e kërkesës së tyre.

Alba Dushi nga Qendra për raste Gjyqësitë Strategjike, ka thënë se ky vendim është shumë pozitiv.

Ajo ka theksuar se kërkesa e tyre ka ardhur si rezultat i shkeljeve që janë bërë lidhur me këtë hidrocentral.

“Më 25 mars 2021, organizatat paditëse kanë pranuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinën, me të cilin është aprovuar kërkesa jonë. Gjykata Themelore ka vlerësuar se paditësit kanë ofruar argumente të besueshme, fotot e protestave të mbajtura ndër vite të qytetarëve lidhur me mosndërtimin e hidrocentralet. Qytetarët, që u janë mohuar të drejtat”, ka thënë ajo.

Ndërsa Mevlude Skuroshi nga GAIA, ka thënë se ky është një hap shumë i vogël, por që jep sinjale pozitive.

Më tutje, ajo i ka bërë thirrje qeverisë në krye me Albin Kurtin të ndërmarrë masa të menjëhershme në lidhje me hidrocentralet.

“I bëjmë thirrje qeverisë së re që të marrë masa të menjëhershme rreth çështjes së hidrocentraleve, që të marrin përgjegjësi dhe të mos lejojnë projekte të tilla”, është shprehur ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas ardhjes së 24 mijë dozave të vaksinës “AstraZeneca”, ambasadori…