‘QIKA’ me aksion para qeverisë: Peceta menstruale nuk është luks

22 maj 2024 | 13:08

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) ka zhvilluar të mërkurën një aksion simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Në këtë aksion, QIKA ka kërkuar nga Hekuran Murati, ministër i Financave, që produktet menstruale të lirohen nga traifat doganore.

“Sot, ministrit Hekuran Murati ia sollëm 7 500 nënshkrimet e peticionit ‘Peceta nuk është luks’ për t’ia kujtuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës që vitin e kaluar kanë kërkuar heqjen e taksës prej 18% për produkte menstruale”, është thënë në njoftimin e QIKA në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid është në kërkim të një zëvendësuesi pasi Toni…