Qindra njerëz në përurimin dhe ligjëratën e Antigona Behramit

31 korrik 2022 | 23:05

Autorja e pesë librave bestsellerë, mentore e meditimit, e suksesit dhe e transformimit mendor e mijëra njerëzve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, nga e gjithë diaspora shqiptare, sot ka mbajtur një seminar në “Swiss Diamond” në Prishtinë dhe ka përuruar librin e ri.

Edhe pse kohë pushimesh, salla e madhe e konferencave në këtë hotel ishte e vogël për të gjithë mysafirët. Edhe pse ligjërata zgjati katër orë pa ndërprerë, mysafirët dëshironin të zgjaste edhe më shumë, pasi që mentorja e tyre i bënte të ndiheshin mirë dhe i mësonte se çfarë hapash duhen të ndërmarrin për ta ndryshuar stilin e jetës dhe të veprimtarisë.

Kohë pas kohe në foltore paraqiteshin gra dhe burra të cilat dhe të cilët çmonin punë dhe vullnetin që ka Antigona Behrami për të bashkëpunuar me njerëz në çdo kohë. Ata rrëfenin sesi, pas seancave private dhe publike që ua ka mbajtur zonja Behrami dhe pasi kanë lexuar librat e saj, kanë shënuar suksese të ndryshme dhe të mëdha në jetë. Folën afariste, afaristë, shkrimtare, gra dhe burra që më parë kishin probleme shëndetësore dhe financiare e të cilat i kishin kaluar falë këshillave të Antigona Behramit.

Gjithashtu, mentorja Behrami u është përgjigjur dhjetëra pyetjeve të atyre që kanë zgjedhur rrugën të bëhen mentorë profesionalë. Një përgjigje e saj dhënë një zonjës ishte: “Nëse ta ndien zemra, nëse e bën me sinqeritet, nëse nuk e ke për përfitim, vazhdoje këtë rrugë se do të kesh sukses. Kujtdo që nuk ia ndien zemra këtë punë, nuk do të ketë sukses”.

Për porosi të librave mund t’i shkruani drejtpërdrejt autores në llogarinë e saj në rrjetin social “Facebook” dhe “Instagram”, por edhe mund t’i gjeni në libraritë e Prishtinës, të Mitrovicës, të Tiranës, të Shkodrës e gjetiu. Ndërsa lexuesit me punë dhe banim në Evropë porosinë e librave mund ta bëjnë nëpërmjet postës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbështetur vendimin e qeverisë…