QKMF-ja e Rahovecit pranon donacion nga IPKO në vlerë prej 5 mijë euro

10 shtator 2018 | 16:05

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Fahredin Hoti”, në Rahovec ka pranuar një donacion nga IPKO në vlerë prej 5 mijë euro.

Në ceremoninë e dorëzim-pranimit të këtij donacioni me aparatura për repartin e gjinekologjisë të pranishëm kanë qenë edhe kryetari i Komunës, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, Arianit Duraku, shef i shitjes në IPKO dhe stafi i QKMF-së.

Gazmend Zeka, gjinekolog në QKMF-në e Rahovecit, ka thënë se aparaturat e pranuara si donacion nga IPKO, janë të nevojshme dhe do të ua lehtësojnë punën të gjithë personelit, që punojnë në repartin e gjinekologjisë, por edhe të nënave dhe fëmijëve që do të lindin në këtë qendër.

Ndërsa kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se do të kujdesen që të investojmë sa më shumë në pajisje shëndetësore, të cilat sipas tij janë të nevojshme për rahovecianët.

Në anën tjetër, Arianit Duraku, shef i shitjes në IPKO, ka thënë se do të shohin mundësit që të ketë edhe donacione tjera për QKMF-në e Rahovecit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i shoqëruar…