QKMF-ja “Rexhep Kuçi” në Suharekë bëhet me aparat të ri të RTG-nit dhe Vertebrogram-it

07 nëntor 2022 | 12:48

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Rexhep Kuçi” është furnizuar me aparat të ri të RTG dhe Vertebrogram-it.

Ai ka theksuar se shërbimet shëndetësore në komunën që drejton janë unike dhe të pakrahasueshme.

“Ky aparat digjital do të ndikojë në ngritjen e shërbimeve sa më cilësore, për pacientët dhe do të lehtësojë punën e profesionistëve shëndetësor”, ka shkruar Muharremaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në OKB,…