QKUK-ja ofron mamografi falas gjatë muajit tetor

21 shtator 2018 | 13:15

Muaji tetorit njihet si muaj  i vetëdijesimit të luftës kundër kancerit të gjirit, Klinika e Radiologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës do të organizoj  fushatën e kryerjes së mamografisë pa pagesë gjatë muajit tetor.

“Qëllimi i fushatës këtë vit do të jetë kryerja e mamografisë  tek  femrat të cilat për herë të parë do të bëjnë këtë ekzaminim (mosha 40 vjeçare e sipër)”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Sipas QKUK-së këto ekzaminime do të ofrohen në një orar të veçantë të punës saktësisht në ndërrimin e dytë, vetëm për këtë fushatë, me qëllim që mos të ngarkohet  orari i   rregullt  i punës.

QKUK, përkatësisht Klinika e Radiologjisë  apelon tek të gjitha femrat që s’kanë bërë kurrë mamografi, të bëjnë patjetër nëse janë të  moshës 40 vjeçe e sipër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS,…