Qorraj merr mbështetje për zgjedhjet lokale nga familja e veteranit të UÇK-së, Imer Ademajt

15 tetor 2021 | 20:46

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Deçanit, Ardiana Qorraj, është pritur në familjen e Imer Ademajt në fshatin Ratish, ku ka marrë mbështetje për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Ratishi voten e ndryshimit e ka për Partinë Demokratike të Kosovës, PDK. Faleminderit nga zemra Ratish, faleminderit për pritjen e ngrohtë, Ratishi i traditës dhe historisë së lavdishme, e i së ardhmes premtuese.#BashkëPërDeçanin do ta bëjmë ndryshimin më 17 tetor”, ka shkruar Qorraj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili në debatin e…